Di Caprio nuk ka kohë për Rihanën

31/01/2016 00:00

Vëmendja e Leonardo DiCaprios është vetëm te marrja e një çmimi Oscar dhe jo romanca me Rihanën.

Aktori është nominuar për statujën e artë 5 herë të tjera në të shkuarën, por ka përfunduar duke mos çuar asnjë trofe në shtëpi. Megjithatë, përflitet se më në fund ai është shumë pranë fitimit të këtij çmimi në ceremoninë e “Academy Awards” këtë vit, që do të organizohet më 28 shkurt, për rolin e tij në filmin “The Revenant”.

Sipas thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, Leonardo është i përqëndruar vetëm tek ceremonia e Oscar-it këtë përiudhë, kështu që jeta e tij personale është jashtë këtij fokusi.

“Nuk është aspak sekret që Leo është i dëshpëruar të fitojë një Oscar këtë vit, kështu që ai nuk dëshiron që jeta e tij personale të jetë një pengesë në arritjen e këtij qëllimi”, është shprehur një burim për revistën britanike “Grazia”.

Top Channel