Bradley vendos nënën përpara Irinës

31/01/2016 00:00

Bradley Cooper dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Mediat rozë raportojnë se marrëdhënia e tyre ka marrë fund për shkak të debateve të vazhdueshme mes nënës së aktorit dhe modeles ruse.

Aktori 41-vjeçar ka një lidhje të ngushtë me nënën e tij, sa ai akoma jeton me të në Los Anxhelos, prandaj debatet e vazhdueshme i kanë shtuar presionin atij derisa ka vendosur që t’i japë të drejtë Gloria Campanos, gruas që e solli në jetë.

Gjërat po shkoin shumë mirë deri në periudhën e Krishtlindjeve, ku papritur gjërat morën një drejtim tjetër, sigurisht të pakëndshëm për Cooper.

Bradley dhe Irina filluan lidhjen në prill të vitit 2016, por gjërat duket se nuk kanë zgjatur shumë. Sidoqoftë, as aktori, as supermodelja, nuk kanë reaguar zyrtarisht në lidheje me pretendimet e disa mediave për ndarjen e tyre.

Top Channel