Loja e Lazio-s vë në gjumë Taren

31/01/2016 00:00

Lazio barazoi këtë të diel ndaj Udinese-s 0-0 në transfertë, por loja e zhvilluar në “Friuli” duket se ka qenë monotone për ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv te Lazio, Igli Tare.

Gjatë transmetimit të ndeshjes, Tare është parë teksa “po dremiste” në tribunën e stadiumit.

Ishte minuta e 45-t e ndeshjes, edhe pse vetëm 2 minuta më herët, miqtë ishin ndëshkuar me karton të kuq, Drejtori Sportiv i Lazio-s e ka filluar pushimin ndërmjet pjesëve para kohe.

Ndërkohë, Etrit Berisha është aktivizuar si titullar në këtë takim edhe pse Federico Marchetti ishte rikthyer nga dëmtimi. 

FOTO GALERI
1/1

Top Channel