Akuzat e PD, reagon D.P.D: Është bërë skanimi i mjetit

31/01/2016 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar në orët e mbrëmjes në lidhje me akuzat e ngritura nga Partia Demokratike këtë diel në adresë të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, Besmir Qibini, që përpiqen ta lidhin atë me favorizim të personave të caktuar.

D.P.D ka hedhur poshtë akuzat duke thanë në deklaratë se e vërteta është krejt ndryshe dhe rrëzon çdo përpjekje të Partisë Demokratike për të përbaltur strukturat e shtetit.

“Për hir të transparencës dhe në respekt të opinionit publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se autoritetet doganore në Durrës në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit kanë urdhëruar skanimin e mjetit për të cilin akuzon PD, sipas procedurave standarde të punës”, thuhet në deklaratë. 
 
Bashkëngjitur deklaratës Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar dokumentin e urdhër-skanimit dhe fotot e mjetit në procesin e skanimit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel