Kupa FA, raundi i pestë vë përballë Chelsean me Cityn

31/01/2016 00:00

Raundi i pestë i kompeticionit më të vjetër në botë, Kupës FA, do të sjellë edhe përballjen mes Chelseat dhe Manchester Cityt. Shorti, që është hedhur menjëherë pas ndeshjeve të raundit të katërt, është treguar bujar me skuadrën e Van Gaal.

Manchester United do të luajë në transfertë me skuadrën e kategorisë së tretë, Shrewsbury. Ndërkohë, kampionët në fuqi të Arsenal, do të presin në “Emirates” Hull Cityn, skuadër me të cilën ishin në finale të FA Cup në vitin 2014.

Ndërkohë, fituesi i ndeshjes mes Liverpool-West Ham do të luajë me Blackburn. Një tjetër sfidë interesante do të jetë edhe ajo mes Tottenham-Crystal Palace, ku sulmuesi Emanuel Adebayor do të përballet me ish-skuadrën e tij.

Ndeshjet do të luhen në fundjavën mes 19-22 shkurt dhe disa prej sfidave do të keni rastin t’i ndiqni edhe në paketën “Supersport”.

Chelsea – Manchester City
Reading – West Brom/Peterborough
Watford – Leeds
Shrewsbury – Manchester United
Blackburn – Liverpool/West Ham
Tottenham – Crystal Palace
Arsenal – Hull City
Bournemouth – Everton

Top Channel