Kylie nuk mbetet pas Kendall

01/02/2016 00:00

Kendall Jenner është pa dyshim modelja më e pëlqyer për momentin, duke marr pjesë në sfilatat e të gjithëve, që nga Chanel e deri tek Victoria’s Secret.

Por Kylie nuk mbetet pas të motrës. Ajo ka postuar në Instagram një foto teksa pozon me të brendshme për Moschino. Duke pozuar me të brendshme njësoj si e motra më e madhe, 18-vjeçarja shtrihet në divanin e saj, duke bërë sikur fle gjumë.

Bashkë me të brendshmet të stilistit, ajo ka veshur çorape të zeza dhe një golf të zi. Fotoja vjen një ditë pasi ajo ka vizituar Disneyland me të dashurin e saj Tyga dhe disa miq.

Top Channel