Poston live videot e operacioneve plastike (Kujdes! Pamje të rënda!)

01/02/2016 00:00

Një doktor i kirurgjisë plastike poston në Snapchat video grafike të operacioneve të tij.

Michael Salzhauer, 43 vjeç, i cili njihet dhe si “Dr. Miami”, ka transmetuar live operacionet plastike të gjoksit, hundës, buzëve dhe të pasmeve, për rreth 500 mijë ndjekës të tij në ditë

Ai e nis ditën herët, në orën 07.30, duke përshëndetur ndjekësit e tij në Snapchat, me të njëjtin monolog çdo mëngjes duke thënë: “Mirëmëngjes të gjithëve. Unë jam një kirurg plastik, dhe i bëj njerëzit të ndihen më mirë me trupat e tyre”.

Salzhauer bën 20 operacione në javë, apo afërsisht 1 mijë në vit, dhe mendohet se në gjithë karrierën e tij ka trajtuar plot 10 mijë pacientë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel