Nigel de Jong largohet nga Milani

01/02/2016 14:25

Nigel De Jong e mbyll aventurën e tij me Milanin. Mesfushori holandez ka zgjidhur kontratën me kuqezinjtë, lajm ky që u bë zyrtar nga vetë Milani, nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Milan bën të ditur se klubi dhe De Jong zgjidhën me konsensus kontratën mes tyre. I urojmë futbollistit më të mirat në vazhimin e karrierës së tij”, lexohet në komunikatën e kuqezinjve.

Mësohet se e ardhmja e holandezit De Jong mund të jetë skuadra e LA Galaxy, me drejtuesit e të cilit ai tashmë i ka nisur bisedimet.

Top Channel