Solidaritet me refugjatët sirianë

01/02/2016 00:00

Një ngjarje e pazakontë ndodhi këtë fundjavë në Kategorinë e Parë greke, në ndeshjen mes Larisës dhe Aharnikos.

Menjëherë pas vërshëllimit të gjyqtarit për nisjen e sfidës, lojtarët nuk kanë vrapuar pas topit, por janë ulur të gjithë në fushë.

Gjatë këtij momenti, komentatori i ndeshjes ka sqaruar se ky veprim i futbollistëve bëhet për të sensibilizuar opinionin publik për situatën e tmerrshme që po kalojnë emigrantët sirianë, 26 prej të cilëve humbën jetën pak ditë më parë në një ishull grek.

Top Channel