Rusi, kreu çeçen “kërcënon” opozitarin rus Kasyanov

01/02/2016 00:00

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov postoi në “Instagram” një video, ku shihet politikani opozitar rus, Mikhail Kasyanov, në shënjestrën e një snajperi.

Kasyanov, ish-kryeministër i vendit, është një prej kritikëve më të zëshëm të Presidentit Vladimir Putin brenda radhëve të partisë së opozitës, “RPR-Parnas”.

Kohët e fundit, çeçeni Kadirov ka dalë hapur kundër atyre që kritikojnë shefin e Kremlinit, të cilët i përshkruan si “armiq” dhe “tradhtarë”.

Politikanët e opozitës në Rusi e cilësuan postimin e videos si “kërcënim me jetë” ndaj Kasyanovit.

Ramzan Kadyrovi, i mbështetur nga Moska, e udhëheq Çeçeninë me grusht të hekurt, e forcat e tij paraushtarake akuzohen gjerësisht për abuzime të të drejtave të njeriut, përfshirë këtu torturën dhe vrasjen.

Top Channel