Presidenti i Kubës, vizitë zyrtare në Francë për forcimin e marrëdhënieve

01/02/2016 00:00

Raul Castro ndodhet në Paris që nga e shtuna, por vizitën e tij shtetërore në Francë, Presidenti i Kubës e nis zyrtarisht këtë të hënë.

Ministrja e Energjisë, Segolene Royal e priti kreun kubanez nën “Harkun e Triumfit”. François Hollande takohet më vonë me Castron 84-vjeçar, për një darkë shtetërore në pallatin Elize.

Kreu i shtetit francez u bë udhëheqësi i parë europian që vizitoi Kubën, pasi ishulli rivendosi marrëdhëniet diplomatike me armikun e vet më të madh prej dekadash të tëra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për Hollande, vizita e presidentit kubanez në Francë shënon një periudhë të re për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndalesa e tij vjen vetëm disa muaj pasi kreditorët e “Klubit Ndërkombëtar të Parisit” i shlyen Kubës një borxh prej 8.1 miliardë dollarësh.

Top Channel