Mashtrim në çiklizëm; pas dopingut, tani teknologjia!

01/02/2016 00:00

Pas dyshimeve të vazhdueshme për dopingun e sportistëve dhe substancave të ndaluara që njollosin shpesh kategorinë e dyrrotakëve, tani Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit ka dyshime dhe në të tjera manipulime.

Rrotat elektromagnetike janë tashmë makthi i ri i komisarëve në garat ndërkombëtare të çiklizmit si Botëror apo Turi i Francës.

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit, UCI, po zhvillon hetime lidhur me rastin e mundshëm të mashtrimit mekanik në Kampionatet Botërore. Qeveria e dyrrotakëve po mbledh prova lidhur me rastin e mundshëm të mashtrimit mekanik.

Peter Van Den Abeele, zyrtyar i UCI, thotë se komisionarët e kontrollit kanë raportuar për biçikleta të dyshuara gjatë një gare për femra nën moshën 23 vjeçare dhe menjëherë kanë kryer teste nëse ajo biçikletë ka përdorur teknologji për ta shtuar shpejtësinë në mënyrë artificiale.

“Dopingu i motorizuar” është një çështje që doli për herë të parë në vitin 2010, por vetëm në çiklokrosin e Zolde, është kapur një sportiste me biçikletë të manipuluar.

Top Channel