Ahmetaj i përgjigjet Blushit: Ekonomia në rritje

01/02/2016 19:55

Zërave që kanë komentuar situatën e krijuar për zgjedhjet e kreut të Partisë Socialiste u është shtuar edhe ai i ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Në një postim në Facebook, Ahmetaj i drejtohet në vetën e parë mikut të tij, siç e quan Ben Blushin.

“Sado i pakuptimtë më duket mua ky debat që buron nga ambicia e mikut tim Ben Blushi, është e drejta e tij ta zhvillojë atë siç e sheh të arsyeshme”, shkruan Ahmetaj.

Ministri i Ekonomisë shton se Ben Blushi nuk është kundërshtari politik, por ai ju jep zë argumentave të tyre të pabaza.

“Ndaj dua t’ia them edhe publikisht atë që i kam thënë dhjetra herë në debatet tona miqësore për këto çështje: Ben, ekonomia nuk ka shkuar në rënie, por në rritje. Ky vit do të shënojë 3.5% rritje ekonomike. Mos harro ku e nisëm e si e morëm këtë vend në shtator 2013. Më vjen vërtet keq që në të folurën pa shifra të mikut tim Ben Blushi, shoh populizëm që nuk na çon askund, vetëm na kthen tek ngrehina e vjetër”, shkruan Ahmetaj.

Top Channel