Studentët bamirës, koncert në ndihmë të fëmijëve me leuçemi

01/02/2016 00:00

Ideja e disa të rinjve për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda, u finalizua në koncertin e kësaj fundjave.

I menduar si një koncert bamirësie, “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” i theu pritshmëritë e organizatorëve, jo vetëm për shkak se në këtë koncert pranuan të ishin artistët më të njohur të skenës shqiptare, por edhe për shitjen e të gjitha biletave.

Aurela Gaçe, Kastriot Tusha, Eranda Libohova, Orgesa Zaimi, Mirush Kabashi, Rosela Gjylbegu, Era Rusi, etj., ishin artistët që iu bashkuan kësaj kauze, disa prej të cilëve të ndikuar edhe nga ndonjë histori personale…

Me paratë e mbledhura do të bëhet i mundur kurimi i disa prej fëmijëve, që aktualisht kalojnë ditët e tyre të mbushura me ëndrra në dhomat e Onko-Hematologjisë.

Top Channel