Skënderbeu “rrëmben” James nga Laçi, ja detajet e transferimit

02/02/2016 00:00

Skënderbeu ka kryer ndoshta lëvizjen më të bujshme në merkaton e janarit në Superiore, pikërisht në orët e fundit të saj.

Korçarët kanë arritur të transferojnë sulmuesin nigerian të Laçit, James Adeniyi. Presidenti i Skënderbeut, Takaj dhe ai i Laçit, Laska, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e sulmuesit.

James është prezantuar gjatë orëve të mbrëmjes bë Korçë. Mësohet se dy klubet e Superiores kanë rënë dakord që kurbinasit të zotërojnë 50 përqind të kartonit të sulmuesit 23 vjeçar.

Falë kësaj marrëveshje, klubi i Skënderbeut nuk ka shpenzuar asgjë për blerjen e tij por në rast se James, që është një prej lojtarëve më të mirë të Superiores do të shitet në të ardhmen ashtu si ndodhi me Olayinkën, atëherë Laçi do të ketë të drejtën të përfitojë 50 përqind të vlerës së shitjes së tij duke qenë se zotëron gjysmën e kartonit.

James Adeniyi ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm në kategorinë Superiore që prej vitit 2013 kur është transferuar të Laçi. Për të kishte shfaqur interes edhe Partizani, por pa arritur të bind drejtuesit e kurbinasve.

Tashmë trajneri Josa e ka më të lehtë të mbulojë hapësirën e krijuar nga largimi drejt Belgjikës i sulmuesit Olayinka. Salihi e James Adeniyi janë padyshim dy prej sulmuesve më premtues në këtë fazë të mbetur të Superiores, megjithatë mbetet për t’u parë se cili ekip do të dalë triumfues këtë sezon.

Top Channel