Denoncimi i Fiksit, Panariti pezullon importin e shpendëve

02/02/2016 09:40

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka urdhëruar pezullimin për dy jaë të importit të shpendëve të gjallë.

Urdhëri i ministrit ka ardhur pas denoncimit mbrëmjen e së hënës në emisionin “Fiks Fare”, ku tregohej se si pulat për skartim në Greqi përfundonin në tavolinat tona.

“Ministri i Bujqësisë ka urdhëruar edhe inspektimin veterinar të detyrueshëm të shpendëve në kufi, deri në garantimin dhe verifikimin e origjinës”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Ministria e Bujqësisë ka falenderuar emisionin “Fiks Fare” për korrektësinë e përcjelljes së lajmit.

Top Channel