IKMT nis prishjen e ndërtimeve pranë parkut të Butrintit

02/02/2016 09:45

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur këtë të martë aksionin për prishjen e disa ndërtimeve në zonën e parkut të Butrintit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për shtyp, ku thuhet se, për disa nga ndërtimet që do të prishen do të përdoret eksplozivi.

IKMT nënvizon se në zonën e mbrojtur të Butrintit ka një numër të madh ndërtimesh pa leje.

Top Channel