Rendi dhe siguria, 22 të arrestuar në 24 orët e fundit

02/02/2016 10:15

Policia e Shtetit ka njoftuar paraditen e kësaj të marte se ka vijuar operacionet në kuadër të garantimit të sigurisë publike.

Kështu, në një njoftim për shtyp bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë arrestuar 10 persona të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, 3 persona janë ndaluar për vjedhje të energjisë, 5 në kushte flagrante për vjedhje dhe 4 për dhunë në familje dhe armëmbajtje.

Në njoftimin zyrtar saktësohet më tej se, janë pezulluar edhe 5 leje drejtimi dhe bllokuar 2 automjete pa dokumentacion.

Top Channel