Durrës, nxënësit e 9-vjeçares kërkojnë kthimin e mësuesit

02/02/2016 11:50

Dhjetëra nxënës të shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi” të qytetit të Durrësit kanë protestuar mëngjesin e sotëm për kthimin e mësuesit të tyre të shkarkuar nga detyra.

Nxënësit i kanë dalë në mbrojtje mësuesit Flamur Pajo, i cili u largua nga detyra pas publikimit të një videoje ku ai dhunonte fizikisht një nxënës të klasës së shtatë gjatë orës së mësimit.

Një ditë më parë, 200 nxënës të kësaj shkolle iu drejtuan me një peticion ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, që të mundësojë kthimin në punë të mësuesit të tyre.

Tre ditë pas incidentit në orën e mësimit, policia lokale bëri dhe ndalimin e mësuesit, masë sigurie kjo që u vlerësua si e paligjshme nga Gjykata e Durrësit, e cila ka nisur gjykimin e drejtëpërdrejtë dhe të shkurtuar ndaj mësuesit për “kryerjen e veprimeve arbitrare” gjatë ushtrimit të detyrës.

Top Channel