Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka parë nga afër gjendjen e të plagosurve në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Beragozhd të Dardhasit.
Zoti Basha u takua me familjarët e tyre, personelin mjekësor si dhe me shefin e Shërbimit të Djegies Plastike, Gjergji Belba, duke u informuar mbi gjendjen e të plagosurve.
Mjekët bënë të ditur se 9 prej pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana e tij, zoti Basha u ka uruar shërim të shpejtë të dëmtuarve, duke shprehur njëherësh shpresën që të mos ketë pasoja të rënda për ta.
Kryetari i Partisë Demokratike ka inkurajuar stafin mjekësor të vazhdojë me përkushtim punën e tij, për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, në mënyrë që të tejkalohen sa më shpejt pasojat e plagëve dhe lëndimeve që kanë marrë.
Top Channel