Gjyqi ndaj imamëve, gjykata pranon përgjimet ambientale

02/02/2016 14:05

Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila po gjykon 9 imamë të vetëshpallur për rekrutim të personave me qëllim për t’i dërguar në luftime dhe akte terroriste në Siri, ka pranuar të ridëgjojë përgjimet ambientale që janë kryer në Xhaminë e Unazës së Re.

Ky veprim i gjykatës u diktua nga kërkesa e ish-imamit të xhamise tek Unaza e Re, Genci Balla, një prej të pandehurve të këtij procesi, sipas të cilit, transkripti i përgjimeve ambientale i kryer nga prokuroria, nuk u përgjigjet fjalëve dhe ligjeratës që janë mbajtur në xhami.

Për këtë arsye, gjykata po dëgjon dhjetra orë të përgjimeve ambientale, ku dëgjohet ish-imami Genci Balla, që ligjëron “sesi duhet të jetë një besimtar i vërtetë.

I pandehuri Genci Balla i ka kërkuar gjykatës që të vlerësojë si të papërdorshme transkriptet e përgjimeve të bëra nga prokuroria dhe të marrë në konsideratë, konteksin e ligjeratës që dëgjohet në sallën e gjyqit.

Pretendime të tilla edhe për përgjime telefonike kanë patur dhe të pandehur të tjerë në këtë proces, për të cilat gjykata pritet të shprehet në fund të shqyrtimit.

Top Channel