Përfundon dënimi, Suarez rikthehet me Uruguajin

02/02/2016 14:15

Luis Suarez e përfundon dënimin e tij me 9 ndeshje pezullim me Uruguajin. Sulmuesi uruguajan do të rikthehet në fushën e lojës me përfaqësuesen e vendit të tij në 25 mars në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të 2018 ndaj Brazilit.

Luis Suarez u dënua nga FIFA në vitin 2014 pasi kafshoi mbrojtësin e Italisë Xhorxho Kielini në Botërorin e Brazilit.

Sulmuesi 29-vjeçar e kreu këtë dënim të tij dhe shumë shpejt do të veshë sërish fanelën e Uruguajit.

Sfida mes Brazilit dhe Uruguajit fillimisht u parashikua të zhvillohej në 24 mars në Arena Pernambuco në Resife, por më pas u vendos që ajo të shtyhej me një ditë.

Uruguaji e ka nisur mjaft mirë fazën eliminatore të Botërorit të Rusisë. Edhe pse pa Suarez, skuadra uruguajane ka arritur të fitojë 3 nga 4 ndeshjet e zhvilluara.

Top Channel