Ngjarja tek “Don Bosko” në Tiranë, pronari i lokalit shkon në gjyq

02/02/2016 15:10

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e shpërthimit të një bomble gazi në rrugën “Don Bosko dhe mbeten të plagosur 20 persona.

Gjashtë muaj pas kësaj ngjarjeje, e cila hapi debate për sigurinë e banorëve kur në disa biznese përdoren bombla gazi , prokuroria i kërkon gjykatës që të gjykojë si përgjegjës për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë me pasojë plagosje dhe shkatërrim prone shtetasin Avdulla Dervishi.

64-vjeçari, i cili mbeti i dëmtuar edhe vetë gjatë shperthimit administronte një ëmbëltore në rrugën “Don Bosko” sipas burimeve jo zyrtare në qëndrimin e saj prokuroria thotë se përpos të plagosurve dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi llogariten në vlerën e 4 milionë e 551 lekë.

Ditën e shpërthimit thuhet në përfundim të hetimeve i pandehuri ka tentuar të hapte saraçinesken e bomblës, ambienti është mbushur me gazin që rridhte. Menjëherë i pandehuri u ka kërkuar punonjësve që të ulnin çelësat e automateve të energjisë elektrike, por për shkak të veprimit të ndonjë shkëndije shpërthimi nuk është parandaluar.

Prokuroria për herë të parë shprehet edhe për aktet nënligjore të shkelura në këtë rast siç është ekzistenca e rregullores për përdorimin dhe kontrollin teknik të bombolave me gaz në presion , i vitit 1984 në të cilën përpos të tjerave thuhet se “ndalohet vendosja dhe shfytëzimi i bomblave me gaz nën presion në lokalet e shërbimit publik si restorante, kafe, kinema e të tjera”.

Top Channel