Mihajlovic: Nëse nuk fitojmë ndaj Palermos, derbi harrohet

02/02/2016 17:05

Sinisa Mihajlovic ka frikë se fitorja e Milanit në derbi mund të ulë përqendrimin e kuqezinjve për ndeshjen e radhës ndaj Palermos, të mërkurën në orën 20:45.

“I kam thënë djemve menjëherë pas ndeshjes së të dielës: nëse nuk fitojmë me Palermon, njerëzit do e harrojnë suksesin në derbi. Ishte një fitore që na dha besim, por na duhet vazhdimësi në rezultate”, deklaroi tekniku serb.

Mihajlovic shtoi se është herët për të folur për arritjen e zonës Champions League: “Për momentin jemi në zonën Europa League, nuk mjafton një ndeshje për Champions-in. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mund të mendojmë më vonë për tre vendet e para”.

Për transfertën e Palermos, mendohet se Milani do të luajë me të njëjtin formacion që paraqiti ndaj Interit, me përjashtim të Zapatës në vend të Alexit. Grumbullohet sërish Menez, ndërsa Luiz Adriano është lënë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar.

Top Channel