Firma e 5-herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionnel Messi tani do të jetë përgjithmonë në shpinën e njërit prej tifozëve më të çmendur të tij, kjo për shkak se ai ka vendosur ta bëjë tatuazh atë.

Tifozi kishte pritur për një firmë të Messit në recpecionin e një hoteli, aty ku numri 10 i Barçës po firmoste fanellat për “Icons”. Por, në vende se tifozi t’i jepte fanellën ose një copë letër me foton e tij, ai ia kthen shpinën.

Messi ben firmën e tij me marker në shpinën e djaloshit, që ka tashmë si tatuazh fjalën “Campeones” ku shkronjën “o” e zëvendëson logoja e klubit katalanas.

Po ashtu, ai ka Messin që feston njërin nga golat e tij në sezonin 2012-13, dhe çuditërisht, vetëm dy prej shumë trofeve që “Pleshti” ka ngritur lartë me katalanasit, Kupën e Mbretit në vitin 2012 dhe 2015.

Pasi Messi ka bërë firmën e tij në shpinën e djaloshit, ky i fundit thjesht e ka bërë të përjetshme duke vizituar edhe njëherë artistin e tatuazheve që ka ndjek vijat e firmës së Messit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel