Videopatrullat, një orë me kamerat e policisë

01/02/2016 20:00

Kamerat në trupin e punonjësve të policisë janë tashmë me testim prej disa kohësh. Ato nuk janë thjesht një risi teknologjike, ato janë një mjet që pritet të garantojnë një marrëdhënie korrekte sa i takon respektimit të ligjit mes uniformave blu dhe qytetarëve.

Kamerat janë operative gjatë gjithë kohës. Policët nuk mund t’i heqin ato nga trupi dhe përmbajtja e tyre është e kontrollueshme në çdo kohë.

Pajisja me kamera trupore e punonjësve të policisë synon jo vetëm të rrisë përgjegjshmërinë e uniformave blu, por më kryesorja të shmangë korrupsioni.

Në kamera shihen qartë të dhënat e datës dhe orës, si dhe numri i identifikimit, që i korrespondon makinës, turnit dhe oficerit përkatës.

Fillimist do të jenë mbi 2 mijë punonjës të Policisë së Tiranës që do të pajisen me kamera trupore, por synimi i projektit është që të shtrihet në mbarë vendin.

Kamerat në trupat e efektivëve shikohen si një garanci më shumë për zbatimin e procedurave standarde dhe respketimin e të drejtave të njeriut, pasi ndër vite Policia e Shtetit është akuzuar për arbirtaritet dhe standarde të dyfishta në dëm të qytetarëve.

Top Channel