Roma fiton në transfertë ndaj Sassuolos, El Shaarawy shënon sërish

02/02/2016 00:00

Edhe pse me vështirësi, Roma arriti të fitojë në transfertë 0-2 ndaj Sassuolo-s me gola të Salah dhe El Shaarawy, i cili shënoi edhe në ndeshjen e dytë me verdhekuqtë.

Egjiptiani Salah shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 11. Më pas, ekipi i drejtuar nga Spaleti ishte superior gjatë gjithë takimit, por vendasit shpërdoruan një mundësi të artë për të barazuar rezultatin në minutën e 88 të ndeshjes, por Berardi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Për të vulosur rezultatin mendoi El Shaarawy, i cili dyfishoi rezultatin në minutën e katërt të shtesës, goli i dytë për të në po kaq ndeshje me Romën.

Kjo fitore e barazon Romën me Interin me 41 pikë, por zikaltrit do ta luajnë mbrëmjen e së mërkurës ndeshjen e javës së 23-t në Serie A ndaj Chievo-s.

Top Channel