Viktimat e shpërthimit, 26 të plagosurit në Tiranë, 9 në reanimacion, 2 rëndë

03/02/2016 00:00

26 të plagosurit e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Beragozhd të Pogradecit vijojnë të jenë nën kujdesin mjekësor në Repartin e Djegie-Plastikës në QSUT.

Gjatë ditës së martë, është raportuar se 9 nga të plagosurit janë në Reanimacion, ku 2 prej tyre në gjende më të rëndë, pasi kanë djegie të shkallës së tretë në mbi 50 përqind të trupit.

Informacionit më të fundit nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëjnë të ditur se gjendja e tyre fatmirësisht nuk ka pësuar përkeqësim, çka sipas mjekëve tregon një shenjë të mirë.

Por gjithsesi, ata shtojnë se do të duhet rreth 1 javë për të dhënë detaje më të sakta lidhur me gjendjen e tyre, rikuperimin dhe ndërhyrjet që mund të bëhen, pasi në situatën aktuale është ende herët për të dhënë përfundime lidhur me fatin e 26 të plagosurve, e veçanërisht për 2 prej tyre që janë në gjende më të rëndë.

Top Channel