Në datën 9 shkurt në teatrin “Ariston” të Sanremos do të ngjitet edhe një i ri shqiptar.

Në faqen e “Rai”-t në internet prej 2 muajsh qarkullon kënga me të cilën kantautori shqiptar do të debutojë në festivalin më të madh të muzikës italiane, Ermal Meta, 33 vjeçari i lindur në qytetin e Fierit.

“Odio le favole” është kënga që shënon rikthimin e një shqiptari në Sanremo pas prezantimit disa vite më parë të Elsa Lilës, një hit kushtuar jetës së përditshme dhe problemeve me të cilat na përball çdo ditë.

Ndonëse do të këndojë në kategorinë e të rinjve, Ermal Meta nuk është i panjohur në muzikën bashkëkohore italiane. Përveçse bashkëthemelues në vitin 2007  i grupit “La Fame di Camilla”,  ai  njihet si autori i disa hiteve të suksesshme të Marco Mengoni-t, Ema Marrone-s, Giusy Ferreri apo Patty Pravos, dhe vlerësimet për të kanë qenë përgjithësisht pozitive duke e cilësuar si “kompozitori që po sjell një frymë të re në muzikën italiane”. E në këtë rast, një frymë shqiptare…

Top Channel