Zyrtare, Lady Gaga performon himnin në Super Bowl 50

03/02/2016 00:00

Lady Gaga do të performojë himnin kombëtar në Super Bowl 50, finalja e të cilit zhvillohet më 7 shkurt.

29-vjeçarja u konfirmua të martën si zëri që do të këndojë para 120 milionë shikuesve në mbarë botën. Performanca e Gagas do të transmetohet live në televizon, pak minuta para ndeshjes mes Denver Broncos dhe Carolina Panthers në San Francisco.

Këtë vit koncerti i famshëm mes dy pjesëve të ndeshjes do të performohet nga Coldplay, ku do i bashkohet edhe Beyonce në skenë.

Erik Finkelstein, drejtor i operacioneve të NFL-së, është shprehur më herët se shpreson që moti i keq që ka mbërthyer SHBA-në të mos shkaktojë asnjë problem në ditën që do të luhet finalja e madhe e National Football League, një ndeshje kjo që kërkon edhe një kosto të lartë për ata që dëshirojnë ta shohin në shkallët e stadiumit.

Top Channel