4.2 miliardë baste për finalen e SuperBowl

03/02/2016 12:10

Finalja e SuperBowl 50 mes Denver dhe Carolinas do të vendosë një rekord të ri përsa u përket basteve. Ndërsa do të jetë duke u zhvilluar kjo sfidë aq e shumëpritur, miliona persona në mbarë botën do të vendosin baste “live” për të.

Sipas informacioneve të fundit, për këtë finale do të vendosen në total 4.2 miliarë dollarë baste, ku mendohet se personat që do të bëjnë një lojë të tillë do të arrijnë të vënë deri në 400 tipe të ndryshme bastesh. P.sh mund të vendoset bast për kohëzgjatjen e ekzekutimit të himnit në fillim të ndeshjes dhe kuota minimale do të jetë 10 dollarë.

“Ka shumë persona që vënë bast vetëm në një ndeshje gjatë gjithë sezonit dhe ajo është finalja e Superbowl”, deklaroi Jay Kornegay, shefi i kompanisë amerikane të basteve Uestgate Las Vegas.

Sipas të dhënave të kësaj kompanie bastesh, për finalen e SuperBowl të vitit të kaluar u vunë bast 116 milionë dollarë, ndërkohë që ishin 114 milionë persona që e ndoqën atë ndeshje nga ekrani i televizorit.

Top Channel