Një person ‘bie’ nga avioni pas shpërthimit

03/02/2016 00:00

Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi që e nxorri jashtë avionit, të paktën kështu thonë autoritetet.

Drejtori i aviacionit civil të Somalisë, Abdivvahid Omar, ka thënë për radion shtetërore se një person mungonte pasi avioni bëri një ulje emergjente pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Mogadishut.

Autoritetet lokale në Balcad, rreth 30 km larg nga aeroporti, thonë se trupi i një njeriu që ka rënë nga avioni besohet të jetë gjetur në zonë. Një oficer policie ka thënë për Reuters se i ndjeri ishte rreth 55 vjeç, dhe “ka rënë në momentin që ndodhi një shpërthim në avion”.

Z. Omar nuk ka përcaktuar ende shkakun, por është shprehur pëer një ‘defekt të papritur’, por piloti i avionit mendon se ka qënë një bombë që ka shkaktuar shpërthimin. Edhe ekspertët e aviacionit që kanë parë pamjet e vrimës së krijuar dhe shpërthimit thonë se bëhet fjalë për një pajisje eksplozive.

Top Channel