MF: Ndërprerje e përkohshme e sistemit të informacionit financiar

03/02/2016 00:00

Për shkak të zëvendësimit të infrastrukturës ekzistuese, ministria e Financave njofton ndërprerje të përkohshme të sistemit të informacionit financiar të qeverisë.

Ky sistem nuk do të jetë funksional nga datat 19-28 shkurt. “Kjo ndërprerje nuk do të mundësojë përkohësisht kryerjen nëpërmjet këtij sistemi të transaksioneve të zbatimit të buxhetit të njësive shpenzuese dhe arkëtuese të qeverisjes së përgjithshme. Por kjo nuk do të thotë që do të ndërpriten të gjitha veprimet e arkëtim pagesave publike”, thuhet në njoftimin e Financave.

Për këtë qëllim, Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim, i cili iu është vënë në dispozicion të gjitha njësive shpenzuese, në të cilin inkurajohen institucionet buxhetore të kryejnë ekzekutimin e të gjitha pagesave të muajit shkurt përpara datës 19 shkurt 2016.

Top Channel