Përcillet për në banesën e fundit akademiku Kristo Frashëri

03/02/2016 00:00

Është përcjellë për në banesën e fundit akademiku Kristo Frashëri,i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, në moshën 96-vjeçare.

Familjarë, miq, historianë e politikanë, janë përkulur me nderim përpara kësaj figure të madhe të veprave historike e shkencore shqiptare.

Në ceremoni morën pjesë edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe ai i Maqedonisë.

Frashëri u shua vetëm fizikisht, pasi ka lënë pas një sërë botimesh studimore, historike, dokumentare dhe shkencore ku janë trajtuar periudha të ndryshme, figura dhe elementë të tjerë përmes të cilëve ka kaluar Shqipëria dhe shqiptarët.

Kristo Frashëri dha një kontribut të çmuar përmes botimeve të tij për Skënderbeun, Ahmet Zogun, Tiranën, Kosovën, Himarën e Çamërinë, së cilës i dedikoi edhe botimin e tij të fundit.

Ai mban titullin “Nderi i Kombit”, dhënë nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi dhe titullin “Qytetar nderi” i qytetit të Tiranës.

Top Channel