Rigjykohet “Hakmarrja për drejtësi”, Gjykata e Lartë s’formon dot kolegjin penal

03/02/2016 00:00

Rikthimi i dosjes “Hakmarrja për drejtësi” duket se do të përndiqet sërish nga shtyrjet dhe zvarritjet. Gjykata e Lartë, e cila duhet të shqyrtojë këtë çështje pas vendimit të Gjykatës Kushteteuse, nuk arrin dot të formojë kolegjin penal prej 5 anëtarësh.

Shorti i hedhur zgjodhi edhe një anëtar, i cili duket se e ka gjykuar çështjen vite më parë, e për këtë arsye nuk mund të marrë pjesë në gjykim.

Në këto kushte, Gjykata e Lartë nuk ishte në gjendje të rifillonte shqyrtimin e dosjes “Hakmarrja për drejtësi”, duke e shtyrë për javën e ardhshme, me shpresen që shorti të përzgjedhë një nga anëtarët që nuk ka marrë pjesë në kalvarin e gjykimit të dosjes 5 vite më parë.

Top Channel