Kërcënimi rus, Obama kërkon 3.4 miliardë dollarë për “sigurinë në Europë”

03/02/2016 00:00

Administrata amerikane kërkon katërfishimin e shpenzimeve të mbrojtjes në Europë për t’u dhënë më shumë siguri aleatëve të shqetësuar prej mundësisë së një agresioni rus.

Nga sa pohoi vetë Shtëpia e Bardhë, kërkesa buxhetore e Presidentit Barack Obama drejtuar Departamentit të Mbrojtjes për vitin financiar 2017 do të përfshijë 3.4 miliardë dollarë për Nismën e Sigurisë Europiane (ERI), nga 800 milionë që është aktualisht.

Administrata sqaroi se bëhet fjalë për një “shtim të ndjeshëm të përpjekjeve sa i takon garantimit të paqes dhe sigurisë në Europë”.

Që nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainën Lindore dhe në Krime dy vjet më parë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre europianë i kanë vendosur Moskës një sërë sanksionesh ekonomike, por Presidenti rus, Vladimir Putin, sërish nuk e ka tërhequr mbështetjen e tij për separatistët në Ukrainë.

Top Channel