Para viteve ’90, kur shtëpitë ishin të gjitha njësoj

03/02/2016 00:00

Shtëpi me mobilim të kohës së Enverit është e vështirë të gjesh në ditët tona. Megjithatë, ato ekzistojnë.

Pas shumë kërkimesh, arritëm të gjenim një të tillë. Është një shtëpi me grila jeshile dhe saçin (Sharp) te ballkoni.

Familja që e zotëron ka emigruar që në ’90-n dhe askush nuk ka banuar më aty.

Zhani, një mike e familjes, pranoi me dashamirësi të na çojë dhomë më dhomë, duke na kthyer dekada pas, kur shtëpitë ishin pothuajse identike, me televizor “Iliria” ose “Butrinti”, bufe 16 mijë lekëshe, frigorifer “Obodin” e divane 8 mijë lekëshe.

Top Channel