Logoja e 8-vjetorit të pavarësisë, Thaçi e poston në Facebook

03/02/2016 18:35

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbuluar logon e festimeve të 8-vjetorit të pavarësisë. Me një postim në Facebook, Thaçi e ka publikuar logon duke u bërë thirrje qytetarëve që ta postojnë atë në profilet e tyre në rrjetet sociale.

“Të nderuar miq, përvjetori i 8-të i Pavarësisë së Republikës së Kosovës është duke u afruar, prandaj unë ju ftoj të vendosni edhe ju këtë “cover” festiv në faqen tuaj të Facebook-ut”, thotë Thaçi.

Numri dy i qeverisë së Kosovës vlerëson se, shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i një rruge të mundimshme, plot përpjekje dhe sakrifica.

“Prandaj, në nder të gjithë atyre brezave që kanë ëndërruar, punuar dhe luftuar për ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot, ju ftoj që ta festojmë të gjithë së bashku këtë ditë të papërsëritshme të historisë së popullit tonë”, shkruan Thaçi në postimin e tij të shoqëruar me foton e logos festive.

Top Channel