Debati në PS; deputetët, qëndrime të ndryshme ndaj Blushit

03/02/2016 10:45

Më të vjetërit në Partinë Socialiste, ndër ta edhe të emëruarit si senatorë, refuzojnë të bëhen pjesë e debatit publik të hapur nga kolegu i tyre Ben Blushi.

Artan Gaçi, i afruar në kohën e Ramës në Partinë Socialiste, i bashkangjitet atyre që mendojnë se nuk kishte arsye të kishte garë për kryetarin, pasi është konfirmuar si fitues i zgjedhjeve të 2013-s. Megjithatë, ai shton se debati i nisur në PS tregon se kjo parti mbetet leksioni i demokracisë.

“PS gjithmonë do t’i zbatojë rregullat, gjithmonë do të jetë partia më demokratike në Shqipëri, me të mirat dhe të këqijat e veta. Nuk e di që deputetët e PS mund të grabisin prona, është shumë e rëndë kjo”, thotë Gaçi.

I njohur si mik i Ben Blushit, por edhe si njeri i afërt me kryeministrin, Eduard Shalsi devijon përgjigjen. “Thash se do më pyesje për moratoriumin e pyjeve”, thotë Shalsi për mikrofonin e Top Channel.

TCH: Ka edhe një moratorium për garën për kryetar?

“Kur të vijë koha do të flasim”, përgjigjet më tej Shalsi.

Top Channel