Costa drejt rikthimit tek Atletico Madrid

03/02/2016 00:00

Mediat angleze shkruajnë të mërkurën se Diego Costa është drejt rikthimit në Spanjë tek Atletico Madrid. Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle nuk po kalon një sezon të mirë, duke gjetur rrjetën vetëm tetë herë këtë sezon.

Diego Simeone këmbëngul që të rikthejë sulmuesin e tij të preferuar duke përdorur të ardhurat që u arkëtuan nga shitja e Jackson Martinez në Kinë.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll pritet të ofrojë 32 milionë paund në merkaton e verës për të bindur londinezët të lejojnë Costan të marrë një biletë kthimi për në Madrid.

Ateltico bëri një përpjekje edhe gjatë kësaj merkatoje që sapo u mbyll, por Abramovich nuk lejoi që Costa të largohet.

Ndërkohë, trajneri i përkohshëm i Chelseat, Gus Hiddinik ka larguar nga 22-shja e skuadrës për Champions sulmuesin Radamel Falcao. Vendin e tij e ka zënë sulmuesi brazilian, Aleandro Pato.

Me ardhjen e këtij të fundit ka një mbipopullim në repartin e sulmit te Chelsea, prandaj këta të fundit kërkojnë që të ndërpresin huazimin e kolumbianit. Kina mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Falcaos që ka shënuar vetëm një herë në 11 ndeshje për kampionët anglezë.

Top Channel