Fiks Fare, bombolat e gazit shiten pa asnjë kontroll teknik

03/02/2016 21:50

Brenda dy ditësh, dy bombola gazi kanë shpërthyer. E para në një lokal në fshatin Beragozhd të Pogradecit, ku u plagosën 26 persona, ndërsa e dyta në një banesë në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, ku fatkeqësisht humbi jetën një 4-vjeçar.

Këto dy raste nuk janë të vetmit. Pak muaj më parë, po në Tiranë shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal plagosi 20 persona.

Të gjitha këto raste tragjike lënë pas një pyetje të madhe; a kontrollohet siguria teknike e bombolave të gazit? Dhe nëse po, kush i kontrollon ato?

Fiks Fare ka denoncuar në shtator të vitit të kaluar fenomenin, duke sjellë me zë dhe figurë jo vetëm ambientet e papërshtatshme ku ofrohej rimbushja e bombolës jashtë çdo kriteri sigurie. 

Bombolat e gazit rimbushen edhe në zona të banuara, në kundërshtim të plotë me ligjin në fuqi. Fiksi solli në qendër të vëmendjes dhe faktin se shumica e bombolave të gazit që tregtohen nëpër pika të ndryshme, janë pa kolaudimin teknik.

Në atë kohë, Fiksi iu drejtua Inspektoriatit Qendror Teknik, ku mori si përgjigjie që “bombolat e gazit mendohet se duhet të jenë të kolauduara që në momentin që ato prodhohen dhe presupozohet që kanë kolaudimin teknik të nevojshëm në momentin që kalojnë doganat shqiptare.

Top Channel