Serie A, fiton Napoli dhe Juve; dëmtohet Arlind Ajeti

03/02/2016 00:00

Napoli vazhdon kryesimin e Serisë A, ndërkohë që Interi është rikthyer pas 4 javësh te fitorja.

Napolitanët e drejtuar nga Sarri mposhtën 0-2 në transfertë Lazion, falë golave të Higuain dhe Callejon. Kjo ndeshje u ndërpre për disa minuta për shkak të koreve raciste të tifozëve vendas.

Juventusi i Allegrit mundi minimalisht 1-0 Genoan dhe vendos një rekord të ri, me 13 fitore radhazi në kampionat.

Interi është rikthyer në vendin e 4 falë fitores 1-0 ndaj Chievos në “San Siro”. Ekipi i Mancinit vuajti shumë, por në fund të 90 minutave arriti të ruajë të paprekur portën dhe falë golit të Icardit u ngjit në kuotën e 44 pikëve.

Pas fitores në derbi, Milani triumfoi 2-0 edhe ndaj Palermos duke vazhduar ngjitjen në klasifikim.

Në takimet tjera, Frosinone fitoi 1-0 ndaj Bolognas, por u dëmtua mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti i cili në minutën e 11 u zëvendësua. Empoli dhe Udinese barazuan 1-1, ndërsa Fiorentina fitoi 2-1.

Me të njëjtën rezultat, 2-1, fitoi në shtëpi edhe Verona përballë Atalantës, ndërkohë që Gjimshiti duhet të pres akoma për debutimin me skuadrën e re. Ndërkohë Sampdoria nuk ka arritur më shumë se një barazim me Torinon.

Top Channel