Masakra në Elbasan, kontrolle nga policia në 3 qytete, 18 të shoqëruar

04/02/2016 00:15

Forcat RENEA, FNSH-ja si dhe Policia e Elbasanit po vijojnë kontrollet në 3 qytete, në Elbasan, atë të Peqinit si dhe në Librazhd për kapjen e autorëve të masakrës së ndodhur në orët e mbrëmjes së të mërkurës, ku mbetën të vrarë 3 persona, ndërsa u plagosën 7 të tjerë.

Deri pak pas mesnate, policia ka bërë të ditur se ka kryer me dhjetëra kontrolle, ndërsa ka shoqëruar 18 persona për verifikim në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në ndihmë të forcave të Policisë së Elbasanit shkuan edhe  forcat e RENEA-s dhe ato të FNSH-së së Tiranës dhe Fierit, si dhe të komisariateve të Durrësit, Lushnjes dhe sërish Fierit.

Mësohet gjithashtu se ministri i Brendshëm, Tahiri është larguar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku shkoi menjëherë pas ngjarjes së bashku me Drejtorin, Çako.

Top Channel