Shkodër, digjet një banesë e braktisur

04/02/2016 08:50

Një banesë private e braktisur është përfshirë nga flakët në orët e darkës të së mërkurës në lagjen “Tre heronjtë”, në qytetin e Shkodrës.

Të ndihmuar edhe nga era, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi në banesën e vjetër, duke rrezikuar dhe disa banesa e dyqane aty pranë.

Ndërhyrja e tre zjarrfikëseve ka bërë të mundur izolimin e flakëve.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Top Channel