Tiranë, arrestohen 3 persona për zotërim kanabisi

04/02/2016 09:30

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Lapidari”, ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, banues në fshatin Lana Bregas. Arrestimi i tyre u bë sepse në hyrje të fshatit Krrabë, tek “Lapidari”, iu gjetën dhe sekuestruan 14.7 kg kanabis sativa.

Shtetasit e arrestuar janë 26-vjeçari Hamdi Rrafmani, 28-vjeçari Lutfi Çollaku dhe 28-vjeçari Kledian Jonuzaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti “Nissan Patrol”, një peshore elektronike dhe 5 celularë të markave të ndryshme.

Top Channel