Vrasja e Fatmir Pulës, vetëdorëzohet një nga autorët

04/02/2016 10:10

Elton Ceka, i vetmi nga autorët e vrasjes së 45-vjeçarit Fatmir Pula që ishte në kërkim, është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit, pas negociatave me policinë.

Sipas dinamikës së ngjarjes Ceka është një nga autorët që ka qëlluar mbi viktimën. Bashkë me Admir Hakën, ata i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa, teksa Elton Ceka ka zbrazur 4 plumba në drejtim të 45-vjeçarit. Pula gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 20 janarit, dhe një ditë më pas u vunë në pranga pesë autorët e ngjarjes.

Top Channel