“Daffy Duck” ndërron jetë nga kanceri

04/02/2016 00:00

Fituesi i çmimeve Emmy, dubluesi i famshëm i zërit të “Daffy Duck” në Looney Tunes, Joe Alaskey ka ndërruar jetë nga kancerit, në moshën 63-vjeçare.

Aktori i gjithëanshëm ishte zëri modern i disa karaktereve klasikë, përfshi Bugs Bunny, Sylvester the Cat, dhe Marvin The Martian. Por megjithatë ai ishte më i njohur për punën e tij me Daffy Duck. Për këtë ai fitoi një çmim Emmy në 2004 për performancën e tij në Duck Dodgers.

Role të tjera të spikatura të tij është zëri i Richard Nixon në filmin fitues të Oscar, Forrest Gump, dhe protretizimi i Stinkie në filmin Casper të 1995. Ai u nominua dhe për dy çmime të tjera, Annie në 2004, sërish për Daffy Duck dhe çmimi i aktorit dublues në 2012, për Tom and Jerry dhe Magjistari i Ozit.

Top Channel