Fier, bie në hapësirën bosh të ashensorit, vdes 58-vjeçari

04/02/2016 00:00

Një 58-vjeçar me banim në Fier ka gjetur vdekjen pasi ka hyrë gabimisht te hyrja e ashensorit të pallatit që nuk ka qenë i vendosur dhe ka rënë nga një lartësi prej 9 metrash.

Shtetasi me iniciale H.S. ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, me fraktura dhe hemoragji, dhe më pas ka gjetur vdekjen.

Banuesi në lagjen “8 shkurti”, duke shkuar për në banesën e tij tek pallati nr. 11, kati i dytë, ka hyrë gabimisht tek hyrja e ashensorit i cili nuk ka qenë i vendosur dhe ishte pa kanatë mbrojtëse, duke rënë nga një lartësi prej 8-9 metrash.

Policia i ka referuar materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit A.S., 54 vjeç, dhe E.M., 52 vjeç, me detyrë ndërtues të firmës “A&E Konstuksion”, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Top Channel