Mourinho, më pranë stolit të Manchester United

04/02/2016 12:00

Jose Mourinho i afrohet akoma më shumë Manchester United. Sipas “Sky Sport Italia” dhe medias britanike, trajneri portugez ka arritur një marrëveshje paraprake me “Djajtë e Kuq” për të zëvendësuar Louis van Gaal në fund të sezonit.

Holandezi në të vërtetë ka një kontratë me Manchester United deri në verën e vitit 2017, por drejtuesit e klubit anglez duan që të mbyllin bashkëpunimin me të përpara skadencës së saj.

Van Gaal prej kohësh është nën presion, që mund të rritet akoma më shumë në rast se Manchester United dështon në tentativën e tij për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Mësohet se javën e ardhshme Ed Uduard do të mbledhë investitorët e Manchester United për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e Van Gaal, një ide kjo që u përforcua menjëherë pas zyrtarizimit të Pep Guardiolës në pankinën e rivalëve të Manchester City.

Top Channel