Deklarime doganore të ndryshme, arrestohet administratori i firmës

04/02/2016 00:00

Strukturat e Antikontrabandës në Dogana kanë vënë në pranga adminsitratorin e një firme për kontrabandë mallrash.

Niko Haruni, administrator i “N.M.S” ka bërë deklarime të ndryshme doganore me produktet fizike që ka importuar me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Në sajë të operacionit të koduar “Change”, u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.376 palë sandale pa faturë tatimore, për të vertetuar origjnën e mallit, të cilat dyshohen se janë kontrabandë, si dhe 7.600 pale atlete të markave Adidas, Nike dhe Lacosta te cilat dyshohen se jane marka te fallsifikuara.

Krahas arrestimit të Harunit, po hetohet në gjendje të lirë dhe Andrea Mbirçe. Strukturat e Depratamentit Operativ Hetimor ka nisur hetimin mbi të gjithë praktikat doganore që firma “N.M.S” ka kryer në 3 vitet e fundit.

Top Channel